Fatjona Memçaj prezanton veten para KLP: Të renditemi me dinjitet me partnerët tanë në luftën kundër krimit

13 Nëntor 2019, 11:39

Kandidatja për Prokurore të Përgjitshme Fatjona Memçaj ka prezantuar para KLP eksperiecën e saj. Ajo tha se synon të vendosë autoritet që demontrojë atë që njerëzit presin.

"Nga Janari i vitit 2018 kam qenë në drejtorinë juridike në presidencë. Më pas kam qenë në kabinetin e Prokurorisë së Përgjithshme. Më pas me dekret të presidentit kam qenë prokurore në Prokurorinë e Apelit. Kam gradën Dr. shkencash. Kam 18 vite eksperiencë, kam dhënë mësim në Universitete private e publike, kam qenë anëtare e bordit të magjistraturës. Platforma ime është e ndërtuar mbi strategji e politika që duhet të ndiqen, përfshi burimet njerëzore e finaciare. Kërkohet autoritet lidership të demontsrojë atë që njerëzit presin, implementimin e Reformës në Drejtësi. Duhet të renditemi me dinjitet me të gjithë partnerët tanë në botë po ashtu në luftën kundër krimit", tha Memçaj.