Fatmira Hajdari në vetting, KPK i zbulon luksin: SHBA i refuzoi vizën

15 Qershor 2020, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2020-06-15 16:25:49

TIRANE-Gjyqtarja e gjykatës së Apelit të Tiranës Fatmira Hajdari ka dalë sot në seancë dëgjimore përballë trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të Vettingut për t'u vlerësuar në tre shtylla, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti. Përballë trupës së vettingut gruaja e Azem Hajdarit ishte e shoqëruar edhe nga avokati Maksim Haxhia.

"Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dërguar raport në KPK në të cilin deklaron se subjekti ka kryer deklarim të pastër, nuk rezulton me konflikt interesi, nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Por Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar 887m2 truall në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. Gjithashtu ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting.

KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Në deklaratën vetting nuk janë deklaruara qartë pasuria e lartëpëmendur 207,400 euro.

Djali Kiri Hajdari ka shitur një lokal me vlerë 160 mijë euro tek Qyteti Studenti, të ardhura që sipas Hajdarit janë përdorur për ndërtimin e godinës. Në lidhje me të ardhurat nga bar kafeja ndër vite është konstatuar se nuk ka qenë fitimprurës në vitet 2009-2011, ndërsa mungon dokumentacioni i të ardhurave. Mungon informacioni në lidhje me të ardhurat. Ka blerë dy makina Mercedez Benz 53 mijë euro dhe 19.800 euro" thekson KPK-ja.

    No videos found.