Gjyqtarja e shkarkuar e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari nuk dorëzohet. Tre muaj pas shkarkimit nga detyra pasi nuk justifikonte një pasuri me rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur heqjen e vizës amerikane, Fatmira Hajdari ka depozituar një padi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkallën e dytë dhe të fundit të Vetingut, ku kërkon rikthimin në detyrë. KPA e ka regjistruar padinë e zonjës Hajdari në 21 shtator 2020, përmes të cilës kërkon rrëzimin e vendimit të shkarkimit nga detyra. Në padi, Fatmira Hajdari i kërkon KPA-së një hetim të ri për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe vlerësimin e saj për aftësitë profesionale.
Fatmira Hajdari nuk dorëzohet, kërkon rikthimin në detyrë! Do rigjykohet nga Ina Rama
No videos found.