Fatura/ Sa kushtojnë 14 ditë izolim i një të prekuri me COVID-19?

18 Gusht 2020, 18:38

TIRANË- Nëse papërgjeshmëria për të respektuar protokollet vijon duke e konsideruar COVID 19 një grip të zakonshëm, fatura që rëndon mbi xhepat tuaj do t'ju rrëfejë një tjetër fakt. Të gjithë e dimë që një grip i zakonshëm do të kalonte me një antigrip 500 lekë, nafazolinë 430 dhe disa ditë pushimi dhe në rastin më të keq me  medikament për temperaturën apo antibiotik, por receta e një të prekuri me COVID nuk ka një fund.

Kjo është një prej recetave të një pacienti me COVID 19, ku lexohen medikamentet e përshkruar nga mjeku, dhe është një kurë për pacientët që e kalojnë sëmundjen në karantinim shtëpiak. Mjeku ka rekomanduar dy antibiotikë, Roxipinë e cila është injeksion në muskul, Tavanic antibiotic me tablet, dexametazon, vitamina dhe hollues gjakut. Por recetat ndryshojnë duke bërë modifikime për secilin pacient.