‘Fazlliçi’ shqiptar Ilir Dedja në skandalin 60 milionë USD në Zimbabve,foto komprometuese e Bogdanit

21 Qershor 2020, 11:25

Një skandal financiar me tenderat publikë, me vlerë 60 milionë dollarë, i ngjashëm me atë të ‘Fazlliçit’ në Shqipëri, ka shpërthyer në Zimbabve, fijet të cilit të çojnë nga presidenti i vendit afrikan deri në Tiranë. Aferat në vendin afrikan lidhen me procedurat e dyshimta tenderuese për situatën emergjente covid-19. Ditën e djeshme është arrestuar si i dyshuar për korrupsion ministri i Shëndetësisë në Zimbabve, Obadiah Moyo, i cili sot u la i lirë me garanci pasurore prej 50 mijë dollarësh. Disa ditë më parë, u arrestuar edhe Dalish Nguvaja, i cili dyshohet se ka lidhje të forta me Kollins Mnangagva, djali i Presidentit të vendit, Emmerson Mnangagva. Dalish Nguvaja është ‘partneri’ i biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja. 

Shqiptari Ilir Dedja nyja lidhëse Mediat në Zimbabve raportojnë se nyja lidhëse e këtij skandali financiar është Ilir Dedja, një personazh i lidhur me koncesione në Shqipëri, i lindur në një fshat të Belshit, i cili po hetohet për pastrim parash, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të Zimbabve. Ilir Dedja, i cili ka kaluar vite si tregtar i mishit në Itali, duke fituar shtetësinë, përflitet sot në Zimbabve ashtu si Fazlliçi disa vite më parë në Shqipëri, gjatë qeverisjes së PD. Dedja është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas një investigimi të kryer nga ‘Zimlive’ një media vendase në Zimbabve, Ilir Dedja, përmes dy kompanive të regjistruara në Zvicër dhe Dubai, Drax Consult SAGL dhe 3-DD Sëiss Trading, ka lidhur dy kontrata me qeverinë e Zimbabve për blerjen e materialeve anti-Covid, me vlerë 20 milionë USD dhe 40 milionë USD.