Feja instrument për paqen/ Meta: Kampet në Siri sfidë e përbashkët!

18 Nëntor 2019, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2019-11-18 15:55:19

Departamenti i Shtetit të SHBA-së në koordinim me Presidenti, Ilir Meta, ka organizuar  në tiranë konferencën ndërkombëtare me temën 'Feja si instrument për Paqen'. Në këtë konferencë të pranishëm janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Telat Xhaferri, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kardinali Troshani, përfaqësues të tjerë të besimeve fetare në Shqipëri si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Në fjalën e tij hapëse presidenti Meta ka folur rreth paqes duke thënë se feja duhet të jetë një instrument që i bashkon njerëzit.

"Gjuha shqipe ka një fjalë të artë. 'Besa', nga besim. Besa i shtyu shqiptarët t'i tregojnë botës kurajo dhe besim në momentet e Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri kishte numër Hebrej  të shumta më të shumtë se para fillimit të kësaj lufte. Janë një shembull dhe frymëzim në mbarë botës. Historia është e mbushur plotë me histori të errëta. Pajtimi i plotë ka ende rrugë për të bërë. Kemi ende rrugë për të bërë." tha Meta.

'Feja duhet të jetë një moment për paqen. Lutemi që rinia ta ndërtojë këtu të ardhmen dhe të larguarit të kthehen këtu." shtoi ai më pas.

Kreu i Shtetit ka folur me pas për rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian duke falenderuar udhëheqësit e komuniteteve fetare në vend të cilët kanë mbështetur njëzëri integrimin.