Felaj akuzon kryetaren e Shkodrës:“Shpërdoroi detyrën, nuk mori masat”

21 Prill 2020, 18:47

Situatën në Shkodër, si vatër e infeksioneve të mëdha në numër, të të prekurve nga koronavirusi në vend, deputetja e PS-së Ermonela Felaj ia adresoi kryetares së Bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademit. Në një lidhje skype në Report TV për emisionin ''Repoiltix'' Felaj duke folur për masat e qeverisë, akuzoi drepërdrejtë kryetaren Ademi se ka shpërdoruar detyrën duke mos marrë asnjë masë në drejtim të zbatimit të rregullave. Të njëjtin gjykim deputetja Felaj bëri edhe për ish-deputetin e Shkodrës Bardh Spahia.