Felaj: PS s’ka kandidatë me të shkuar kriminale! Presidenti me 'doreza boksi' në shërbim të partisë

18 Mars 2021, 14:52 | Përditesimi i fundit: 2021-03-18 14:52:53

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e cila kandidon e 13-ta në listën e PS në Tiranë më 25 prill, në një intervistë në Report Tv teksa ka folur për listat ka bërë dallimet mes kandidatëve së mazhorancës dhe të opozitës.

Ajo ka deklaruar se PS s’ka kandidatë me të shkuar kriminale ndërsa PD e LSI kanë. Për dorëzimin e listave Felaj thotë se PD nuk respektoi afatet e KQZ, si dhe nuk respektoi kuotën gjinore të përcaktuar.

“Ne kemi hyrë në prezantimin e listës në çdo qark. Kur u bë prezante për të gjithë vendin kemi respektuar të gjitha afatet e KQZ, këtë se ka bërë Pd madje spati një listë kur të gjithë donin të dinin se cilët do të ishin emrat. Në Lsi kanë pasur shumë problematika që me renditjen e kandidatëve. Ne duhet ti mëshojmë fort mbrojtjes gjinore, që gratë të jenë politikbërëse. PS e ka respektuar dhe spati asnjë problematikë të tillë në respektimin e kuotës gjinore. Në listat e partive të tjera kanë shkelur kushte e kuotës gjonore por edhe të dekriminalizimit. Ne s’kemi asnjë kandidat që ka rekorde në drejtësi. Ndërkohë që të dyja partitë e tjera e kanë këtë problem, janë akuzuar për afera korruptive.

Kujtojmë lobimet që bëri në 2017 për zgjedhjet. Ne vijmë me një listë me emra të rinj. Nuk jemi përpjekur tu ofrojmë vende të siggurta veteranëve të PS. Partitë të jenë të hapura dhe ta ndiejnë veten në një stad të barabartë. PS garon me një skuadër dhe ka një ambicie të lartë e cila është e lidhur me të gjitha punët që  kemi bërë. Është e rëndësishme që këto punë të thellohen dhe deri në fund të ofrojmë qasje të reja”, tha Felaj.