Fëmija 4 vjeç i vë kyçin shtëpisë në Gjirokastër, zjarrfikësit futen në kat të 6 me litar për ta shpëtuar

4 Shtator 2020, 15:03

GJIROKASTËR- Një fëmijë i vogël 4 vjeç kishte mbyllur derën e shtëpisë nga brenda, ndërkohë që prindërit nuk ndodheshin në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Janari" në Gjirokastër. Fëmija ndodhej në katin e 6 të banesës dhe prindërit nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër përveç se të telefononin zjarrfikësen.