Fëmijë dhe të moshuar, qytetarët në Don Bosko dynden të gjithë në rrugë

20 Mars 2020, 16:57

Rrugët në Tiranë janë plot me të gjitha grupmoshat pa maska dhe masat e tjera mbrojtëse. Report Tv sjell pamjet nga zona e Don Boskos në kryeqytet, ku jo të gjithë qytetarët po e shfrytëzojnë orarin e pasdites për të lëvizur 16:00-18:00 për të blerë ushqimet apo për kryer nevojat e tjera të domosdoshme, por kanë dalë xhiro, pa ruajtur distancën mes tyre duke mos u ndërgjegjësuar pavarësisht apeleve të shumta dhe të forta.