Fëmijët 10 herë më të ekspozuar ndaj diellit, okulistja: Vendosini syze që të shmangni problemet

6 Qershor 2019, 15:06

Shpeshherë i shohim fëmijët e vegjël me syze dielli të cilat ata në më të shumtën e rasteve i mbajnë për dëshirë ose si mjet argëtimi, por në fakt mbajtja e syzeve të diellit nga fëmijët duhet të jetë domosdoshmëri. Këtë gjë ka pohuar mjekja okuliste Nora Burda në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv. Burda përmendi një sërë arsyesh pse është e nevojshme mbajtja e syzeve të diellit që në moshë të vogël në mënyrë që të parandalojmë probleme që mund të shkaktohen në të ardhmen.

"Këshillohet që fëmijët të vendosin syze dielli që në moshën 2 vjeç e gjysëm, 3 vjeç, kjo për një sërë arsyesh. E para e punës fëmijët shpenzojnë një periudhë më të madhe në diell se sa ne të rriturit, sidomos në këtë periudhë që koha është e mirë. Ashtu siç prindërit mbrojnë lëkurën, po njëlloj duhet tu japin edhe syzët e diellit me mbrojtje 100% që të mos dëmtohen.

E dyta është që zhvillimi okular tek fëmijët nuk ka përfunduar akoma, përfundin në moshën 7 vjeç dhe si pasojë lentja e tyre, kristalini është shumë vunerabël, është shumë transparente dhe nuk stopon një pjesë të rrezeve hyrëse UVA që të kalojnë në retinë dhe janë 10 herë më të ekspozuar se të rriturit për të thithur rreze hyrëse UVA në sy dhe për tu shkaktuar probleme gjatë hetës më vonë, sepse dëmtimet nuk ndodhin në moment.

Arsyeja e tretë është që fëmijët nuk kanë shumë melaninë, ndaj edhe nuk bëhet mirë ndalimi i hyrjes së rrezeve të diellit.", tha Burda në emisionin "Rreze Dielli"