Fëmijët autikë probleme me karantinën, psikologia Denada Toçe: Kjo është një nga handikapet e kësaj periudhe

2 Prill 2020, 20:15

Karantinimi ka shkaktuar problematika te të gjithë fëmijët në përgjithësi pasi ka ndryshuar dinamikën e tyre të jetës, por problemet më të mëdha vihen re te fëmijët me çrregullime të spektrit autik.Ndryshimi dhe shkëputja e gjatë ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale dhe zhvillimin e tyre.