Fëmijët e familjes shqiptare në Itali të izoluar prej COVID-19 ia marrin valles popullore në oborrin e shtëpisë

11 Prill 2020, 18:49

Koronavirusi i ka mbyllur të gjithë në shtëpi, përfshirë fëmijë, të rritur apo të moshuar.

Kjo ka sjellë që fëmijët bashkë me prindërit e tyre të kalojnë më shumë momente gazmore që më përpara ishin më të pakta për shkak të angazhimeve, qoftë të punës apo shkollës.