Fëmijët e transmetojnë më pak COVID-19, Gjeorgjina Kuli: Nuk mendohet mbyllja e shkollave fillore

7 Nëntor 2020, 12:50

Pavarësisht se pritej një rritje e rasteve me covid-19 gjatë muajve të dimrit, në vendin tonë kjo ndodhi që në tetor kur temperaturat ishin ende të larta dhe ende nuk ka ardhur gripi stinor.

“Akoma nuk ka ardhur virusi i gripit dhe ne përsëri patëm rritjen e rasteve. Momentalisht kemi infeskione respiratore, të ndryshme, shenjat janë njësoj si të shënjave të tjerë respiratore me temperaturë, shenjat e rrufës, kollë. Prandaj dhe vetë  ne mjekët klinikisht e e lemi të vështurë të bëjmë klinikisht diferencimin  e virozave. Prandaj, ne i izolojmë këta fëmijë, ju bëjmë tamponin” - tha Kuli