‘Fëmijët hedhin lëkurën e bananeve bashkë me librin’, Rama “këshillë” nxënësve: Jo të keqen xhaxhi...

21 Nëntor 2018, 19:15

Gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin për vitin 2019, kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria ka shpërndarë librat falas, por ka hasur në kundërshtinë e disa prindërve “virtualë” që sipas Ramës nuk duan të kthejnë librat në fund të vitit sërish në shkollë. Rama tha se libri është një  “dashuri” dhe duhet të trajtohet me kujdes, pasi kjo sipas kryeministrit është një metodë jetese. Deklarata e Ramës u bë sot gjatë prezantimit të buxhetit ku tha se do të ketë rritje rrogash për mësuesit, mbyllje të klasave kolektive dhe të tjera investime për arsimin. (Lexo këtu)

Mundësuam dhënien e librave falas pa dallim. Siç e premtuam vitin e ardhshëm do të marrin libra falas të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri në 5-të. Nuk do të jetë e lehtë, e sidomos prindërit që kush e di kur kanë prekur për herë të fundit libër me dorë, bërtasin e vënë kujën se Franca nuk e ka vendosur kthimin e librave se ka problem buxhetin. Jo, arsyeja është më e thellë. Libri, nuk është një mall. Libri është një dashuri, dhe dashuria ka një vlerë që nuk paguhet. Marrëdhënia me atë objekt është një marrëdhënie që themelon të gjithë institucionin e fëmijës për të gjitha vitet që vijnë. Me keqardhje për prindërit që s’kanë prekur libër me dorë,  si lemë të thonë: Më mirë ti blejmë sesa të na stresohen fëmijët. Dmth stresohet fëmija po nuk hodhi lëkurën e bananeve të babit bashkë me librin, e këta thonë se stresohet fëmija nga dashuria e nuk rri dot pa qëlluar me shpullë. Jo të keqen xhaxhi, s’të lemë në dorën e këtij babi dhe mami, libri është dashuri dhe nuk duhet grisur. Por do të ketë sanksione për prindërit që u thonë fëmijëve grise librin se ska gjë xhan i babit.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.