Fëmijët i japin Shqipërisë gjallërinë e munguar! Dalin pas 40 ditëve karantinë: Na mungojnë gjyshërit

19 Prill 2020, 16:31

TIRANE -  Fëmijët, ishin ata që gëzuan më së shumti këtë ditë sikur të ishte festa e 1 qershorit.

Rrugët në Tiranë ishin sot si nuk i kemi parë për javë të tëra. Nënat me fëmijët e tyre shfrytëzuan në maksimum fashën e lejuar të liri daljes për të shijuar me fëmijët e tyre motin e mirë me diell. Të qeshurat dhe lojërat e fëmijëve i bënë rrugët dhe parqet më të gëzueshme se asnjëherë, duke i sjellë kryeqytetit harenë e munguar. Koronavirusi dhe nevoja për distancim fizik ka ndarë dhe gjyshërit me nipërit dhe mbesat. Këta të fundit, teksa shëtisnin me nënat e tyre treguan se sa shumë u mungonin prania e gjyshërve.