Fëmijët i japin Shqipërisë gjallërinë e munguar! Pas 1 muaji 'karantinë', sot gëzim si 1 qershori

19 Prill 2020, 13:17

TIRANE -  Fëmijët, ishin ata që gëzuan më së shumti këtë ditë sikur të ishte festa e 1 qershorit.

Rrugët në Tiranë ishin sot si nuk i kemi parë për javë të tëra. Nënat me fëmijët e tyre shfrytëzuan në maksimum fashën e lejuar të liri daljes për të shijuar me fëmijët e tyre motin e mirë me diell. Të qeshurat dhe lojërat e fëmijëve i bënë rrugët dhe parqet më të gëzueshme se asnjëherë, duke i sjellë kryeqytetit harenë e munguar. Koronavirusi dhe nevoja për distancim fizik ka ndarë dhe gjyshërit me nipërit dhe mbesat. Këta të fundit, teksa shëtisnin me nënat e tyre treguan se sa shumë u mungonin prania e gjyshërve.  

Megjithatë ka edhe lëvizje të qytetarëve të tjerë që nuk përfshihen në fashën e liri-daljes, siç janë baballarët apo gjyshet dhe gjyshërit.

Nënat me fëmijë deri në 10 vjeç sot patën mundësin të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00 në këmbë në qendrat urbane. Ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë mbyllur brenda deri të hënën në orën 05:00.