Fëmijët me sindromën Down, mbështetje nga Big Market

26 Mars 2019, 19:25

Në ditën botërore të personave me Sindromën Down fëmijët me  aftësi ndryshe kishin edhe mbështetjen e Big Market. Fëmijët e Qendrës Future For You në Elbasan shkuan në ndihmë të klientëve, duke ju provuar të gjithëve se ata janë ndryshe dhe mund të japin kontributin e tyre në shoqëri. Kjo nismë u mirëprit nga shumë qyetarë.

“Mos lër askënd pas” ishte motoja e Big Market në ditën botërore të personave me  sindromën Down. Çdo ditë të vitit njerëzit me aftësi ndryshe luftojnë për të drejta të barabarta dhe mundësinë për të dhënë kontributin e tyre në shoqërinë. Për të ndërgjegjësuar në këtë qëllim, fëmijët  me sindromën Down në Elbasanit kishin edhe mbështetjen e rrjetit të Supermarketeve Big Market.

Fëmijët e Qendrës Future For You në Elbasan ndihmuan klientët e supermarketeve Big Market, duke ju provuar të gjithëve se ata nuk janë ndryshe dhe mund të japin kontributin e tyre në shoqëri.

Kjo nismë e rrjetit të supermarketeve Big market u mirëprit nga shumë qytetarë të Elbasanit ndërsa të gjithë shprehen mbështetje për fëmijët me sindromën Down.