'Fermerët dhe grumbulluesit e bimëve mjeksore të vijojnë punën', kreu i shoqatës: Në të kundërt 90 mijë të punësuar pa asnjë të ardhur

18 Prill 2020, 13:40

Si në çdo industri tjetër, edhe industria e bimëve mjekësore është prekur nga pandemia Covid-19. Në një lidhje live për Report Tv, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore, Filip Gjoka ju bëri thirrje të gjithë grumbulluesve  dhe fermerëve të bimëve medicionale që të vijojnë punën e tyre. Sipas tij nëse kjo gjë nuk ndodh rreth 90 mijë të punësuar në këtë sektor do të mbeten pa të ardhura, ndërsa kompanitë e përpunimit nuk do të kenë se çfarë do të eksportojnë.