Fermerët e Divjakës e shesin qepën e thatë nën kosto, me shumicë 25 lekë/kg, konsumatori e blen trefishin

26 Maj 2022, 16:05

Në Divjakë qepa e thatë shitet në tregun e shumicës me 25 lek për kg. Fermeret ankohen se nuk mbulojnë dot as shpenzimet, por nga ana tjetër nga ky çmim i lirë nuk përfitojnë konsumatorët. Në tregjet e pakicës në Tiranë një kilogram qepë vazhdon të shitet me 80 lek për kg edhe pse ka superprodhim ne këtë sezon.