Fermerët e Lushnjes dalin sërish në protestë: Qeveria të plotësojë kërkesat tona

30 Tetor 2019, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2019-10-30 16:46:11

Fermerët e Lushnjes janë grumbulluar për të mbajtur protestën e tretë brenda një muaj, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Vendi ku janë mbledhur protestuesit është Rotondoja e Savrës. Edhe më herët fermerët kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që vijojnë si më poshtë:

1) Subvencion i drejtpërdrejtë për njësi prodhimi tek fermeri

2) Vlerësim e kompensim financiar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore

3) Ndërhyrja në paketën fiskale të vitit 2020 ku TVSH të jetë e njëjtë si në shitje dhe ne blerje

4) Garantimi i shërbimit të ekstensionit nga ministria e bujqësisë dhe laborator analizash për produktet

5 ) Qeveria arbitër mes palëve tregtuese-fermerë për rregullimin e tregut.

Fermerët kanë marrë edhe prodhimet e tyre me vete të cilat i kanë rreshtuar buzë rrugës ne shenjë proteste.

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Rama ka ftuar të gjithë fermerët që të aplikojnë për fazën e dytë të Programit IPARD që mbështet këtë kategori. Ky program është një kërkesë për zhvillimin e sektorit duke synuar mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, plotësimin e standardeve të BE-së, dhe diversifikimin e zonave rurale.

Programit IPARD, synon  të rrisim sektorin e bujqësisë, agropërpunimin dhe turizmin rural, i cili fillon nga përmirësimi i produkteve në tregun bujqësor, nxitja përmes krijimit, zhvillimit, përmirësimit, dhe sigurisë ushqimore.