Fermerët e Myzeqesë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Të na plotësohen kërkesat

7 Nëntor 2019, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2019-11-07 19:29:37

Edhe pse moti nuk ishte në favorin e tyre, kjo nuk i ka penguar fermerët e Myzeqesë për të ardhur në Tiranë për të protestuar për problematikat e tyre.

Ata janë para Ministrisë së Bujqësisë, me parulla në duar, duke u ankuar për prodhimet të cilat nuk shiten dhe kjo i bën që t’i hedhin.

Po ashtu, fermerët kanë kërkuar subvencione për prodhimet që prishen për mungesë të tregut apo për shkak të kushteve natyrore.

Gazetarja e Report TV, Doris Sallaku, e cila po ndjek protestën, raporton se një përfaqësi prej 4 vetash u futën në Ministrinë e Bujqësisë, ku kanë dorëzuar kërkesën e tyre me 5 pika, kërkesë kjo është protokolluar nga ana e ministrisë, e cila ka kërkuar kohë për të shqyrtuar kërkesat e tyre.