Fermerët vadisin tokat me ujin e ndotur nga kolektori, thahen perimet! Bashkia e Fierit për Report Tv: Nuk kemi dijeni, do dërgojmë specialistë

27 Maj 2022, 17:25 | Përditesimi i fundit: 2022-05-27 17:25:10

Me dhjetëra hektarë tokë të mbjella me perime dhe shalqi janë dëmtuar në Darzezë të Fierit për shkak se fermerët përdorin për vaditje ujin e ndotur të kolektorit të Levanit. Gjithashtu këto ujëra shkarkohen në det! Bashkia e Fierit e kontaktuar nga Report TV tha se nuk ka dijeni por do të dërgojë specialistë në terren