Fermerëve të Korçës u dëmtohen patatet, specialisti: Ja kush është shkaku

18 Shtator 2019, 20:30

Ky vit nuk ka rezultuar aspak i suksesshëm për kultivuesit e patates ne fshatrat e fushës së Korçës. Këtë sezon fermerët kane pësuar humbje të mëdha sepse kjo kulture bujqësore rezulton e dëmtuar rëndë në sasi të konsiderueshme.

Ata shprehen se dëmi vjen si rezultat i prekjes së bimëve nga flutura apo lloje të tjera krimbash. Duke marrë në konsideratë trajtimin nga ana e fermerëve, cilësinë e patates, rrjedhimisht dhe çmimin e ulët të shitjes në treg, fermerët thonë së humbja është nivele të larta.

"I ka rënë flutur siç thonë të gjithë. Është hera e parë që bie kjo gjë, ka parcela që janë dëmtuar të tëra, nuk merr dot asnjë kokë, nuk nxjerr dot shpenzimet po ti hysh llogarisë. Por tani ne e mbollëm edhe duhet ta shesim, e pe ti tregtarin si tha, duam vetëm kokrrën e mirë. Fluturua I ha të tëra ja…."

Gazetarja: I ka dëmtuar shumë?

Fermerja: shumë….

Gazetarja: Mund të konsumohet kjo patatet?

Fermerja: Jo! Në asnjë mënyrë, ca të konsumohet… shiko. Është dëm I paparë.

Gazetarja: Do ta nxirrni në treg këtë patatate?

Fermerja: se nuk e di, me 100 -200 lekë

Duke mbjellë farën e duke hedhur ilaçin për krimbim, ky është insekt I ri sivjet, I shfaqur vetëm sivjet në gjithë rrethin e Krocës. Ose nga vera ose nga fara ka ardhur nga jashtë

Anesti Stajo specialist i mbrojtjes se bimëve bën me dije se rezultojnë rreth 400 hektarë patate të dëmtuara ne fshatrat e fushës së Korçës. Specialisti sqaron se dëmtimi mund të ketë ardhur edhe nga vera e nxehte ,e cila pasoi me vjelje te vonuar nga ana e fermerëve.

"Është një dëmtues që ka 5-6 brezni dhe hap galeri në kulturën e patates e cila më pas shkakton edhe kalbëzimin e kulturës, mos shitjen në treg dhe uljen e cilësisë. Mendojmë se shkaku mund të ketë ardhur me farën e patates por edhe me biologjinë e këtij dëmtuesi i cili duhet të ishin marrë masat për trajtimet kimike dhe duhet të eliminohet pa i future në tokë. Një tjetër moment është edhe vjelja tepër e vonuar e patates." ka thënë Anesti Stajo.  

Ndërkohë Stajo këshillon fermerët edhe për dezinfektimin e kavaletave të patateve.