Fermeri i drejtohet Bashës me emrin Edi, plasin të qeshurat te takimi në Lezhë

18 Nëntor 2019, 14:37 | Përditesimi i fundit: 2019-11-18 14:38:59

Ankesat kundër qeverisë dhe subvencioneve ishin të shumta. Njëri nga të pranishmit u shpreh se "këta subvencionojnë vetëm dhitë dhe jo cjeptë, por çfarë do të bëjë burri pa gruan o zoti Basha?". Gjatë takimit nuk munguan edhe momentet e ilaritetit, pasi një nga demokratët që ishin në takim bëri një lapsus duke iu drejtuar Bashës, 'zoti Edi'. Por lideri demokrat përballë reagimit të të pranishmëve e mori në 'mbrojtje' duke thënë 'ndoshta e ka pasur në mendje me i thënë dicka atij'.