Fermeri nga Fieri kultivon fasulen. Llupi: Shteti të na subvencionojë naftën

3 Gusht 2020, 07:36

Fermerët e Fierit përveç grurit e misrit kanë nisur të kultivojnë edhe fasulen falë përdorimit të gjërë që ajo ka në vendin tonë. Por problem për ta mbetet mungesa e fuqisë punëtore por edhe ndihmës së shtetit në subvencionimin e naftës. Fermerin Kristaq Llupi nga fshati Shën Pjetër i Njesia Administrative Topoje Fier, e gjejmë në tokën e tij ku kultivimin e fasules e ka kthyer në një biznes familjar. Ai thotë se problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa tregon se shumë toka nuk punohen duke u lënë të djerra.