Fermeri sulmon në emision Ministrin e Bujqësisë: I ka bërë llogaritë si Basha

24 Prill 2020, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 10:18:15

Një fermer është bërë sot pjesë e programit të mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai është një telefonues i rregullt dhe këtë herë kishte një shqetësim personal të cilin e ndau me moderatorin Andi Kapxhiu duke sulmuar ministrin e Bujqësisë për të cilin tha:” Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi tha në Report TV se një fermer harxhon një lekë dhe fiton 5 lekë. Por e vërteta është tjetër pasi ai e ka bërë llogarinë si shumëzimin e Lulzim Bashës. Unë mendoj kështu sepse fitimi i një fermeri,i një fshatari është shumë i vogël” e mbyll ai sqarimin e tij.