Ferrari njofton fundin e bashkëpunimit me Vettel, Hamilton bëhet gati të marrë çelsat e 'kokëkuqes'

12 Maj 2020, 11:47

2020 është viti i fundit i bashkëpunimit mes Sebastian Vettel dhe Ferrarit. Kokëkuqja italiane nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se në fund të vitit do të mbyllet marrëveshja me pilotin katër herë kampion bote. Edhe pse në pamje të parë dukej i lehtë rinovimi kjo nuk ka ndodhur.

Vettel dhe Ferrari nënshkruan marrëveshjen në 2015 për 5 vite, por objektivi i vendosur që prej asaj kohe, shpallja kampion, kurrë nuk u arrit. Ky vit do të jetë shansi i fundit, por gjithsesi ende nuk është e sigurtë nëse kampionati i Formula 1 i shtyrë për shkak të sezonit do të nisë apo jo.

Menjëherë pas lajmit kanë nisur spekulimet se kush do të jetë pasuesi i gjermanit Vettel te Ferrari, në një kohë kur Charles Leclerc duket se po merr shumë kredite, pasi me gjasë do të jetë edhe pilot i parë. Për momentin emri potencial që flitet është ai i spanjollit Carlos Sainz, por gjithsesi nuk mendohet të jetë për lartësinë e kokëkuqes.

Në prapaskenë të gjithë e dinë se synohet Luis Hamilton, fituesi i pesë kampionateve botërore që aktualisht garon me 'Mercedes'. Britanikut ashtu si Vettel i skadon kontrata në fund të sezonit dhe më herët e ka shprehur qartësisht se një ditë do dëshironte të garonte për 'Ferrarin'.