Festa e 28 nëntorit, BOLV OIL Berat, 5 litra karburant falas për qytetarët

1 Dhjetor 2020, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2020-12-01 15:33:21

Kompania  e karburanteve dhe shërbimeve BOLV, pjesë e BOLV Group, tashmë ka lançuar identitetin e ri të kompanisë, me logo dhe ngjyra reja të të gjithë stacioneve të shërbimeve në të gjithë Shqipërinë.

Me rastin e rinovimit të stacionit të Beratit me imazhin e ri, po organizohet një promocion për të gjithë klientët e BOLV.

Perfaqesuesja e kompanisë Erjona Beqiraj informon të gjithë qytetarëve që të nxitojnë për t‘u bërë përfitues të kësaj oferte të leverdisshme.

Kompania  e karburantëve dhe shërbimeve BOLV, me rinovimin e identitetit edhe në stacionin e shërbimeve në Gjirokastër, po organizojmë këtë promocion me oferta e dhurata fantastike! Janë të mirëpritur të gjithë klientët që të përfitojnë vetëm sot, 5 litra falas për çdo blerje mbi 10 litra! Me këtë rast, ju urojmë festa sa më të lumtura në familjet tuaja!

Kompania BOLV, duke qenë gjithmonë inovatore e në kërkim për më të mirën, pas 28 vitesh rrugëtim të suksesshëm në sektorin e karburanteve, vendosi të vijë tek klientët me një imazh të ri, por me të njëjtat produkte cilësore e të garantuara sipas standardeve Evropiane si edhe me të njëjtin menaxhim e staf profesional.

"Unë jam goxha i kënaqur, oferta është shumë e mirë" - thotë një qytetar.

"I urojmë suksese kompanisë, me këtë fukarallëk kush nuk është i kënaqur" - tha një qytetar tjetër.

"Ofertën e pashë në rrjete sociale dhe më pëlqeu shumë" - tha një tjetër qytetar.