Festa e 'Big Market', zgjerohet në 120 pika rrjeti i supermarketeve

20 Dhjetor 2018, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2018-12-21 10:01:11

Rrejti i supermarketeve lider në Shqipëri “Big Market” e ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.

Festat e fundvitit e gjejnë rrjetin e “Big Market” duke festuar edhe hapjen e marketit të 120 në Shqipëri. I njohur si një nga rrjetët e supermarketeve më të mëdha dhe lider në Shqipëri ditën e dejshme u mbajt mbrëmja festive e drejtuar nga dy moderatorët e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ku kanë marrë pjesë të ftuar të ndryshëm special si: Valbona Selimllari, Vellezerit korçare, këngëtarja Rovena ibrahimi, Cirku i Tiranes, Rezart Veleshaj .

Në ceremoninë e organizuar në mjediset e City Park, ish presidenti dhe themeluesi i Big Market, Vullnet Sinaj, ka përshëndetur 1840 punonjësit e Big Market ndërsa u ka uruar të gjithëve suksese. 

Tashmë prej 18 vitesh, falë drejtimit vizionar të themeluesit Vullnet Sinaj dhe një pune të madhe të të gjithë partnerëve e stafit të tij, Big Market ka arritur të zgjeroje aktivitetin në të gjithë Shqiperinë.  Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron mbi 1840 markete, 99 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme.