Festa e Fiter Bajramit, Veliaj shpërndan ndihma në Farkë: Mirënjohje komunitetit mysliman për solidaritetin e treguar gjatë Ramazanit

23 Maj 2020, 14:18

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpërndau sot pako me ndihma për banorët e Farkës me rastin e festës së Fiter Bajramit. Këtë vit, të paktën në zonat e kuqe, falja në sheshe do të mungojë, por bashkia thotë se në këtë mënyrë po përpiqen që kjo festë në të festohet në të gjithë familjet.