Festa e karnavaleve të Nartës, rikthim pas një viti mungese për shkak të pandemisë

3 Maj 2021, 16:19 | Përditesimi: 3 Maj 2021, 17:03

Për tri ditë rresht, fshati i Nartës në Vlorë është i pushtuar nga ngjyrat, muzika dhe festa. Janë karnavalet që vijnë në një atmosferë të veçantë pas pashkëve. Narta nuk e ndali traditën e karnavaleve as në ditët më të vështira nga pandemia që vendi ynë përjetoi në vitin 2020. Të tilla, pa respektuar masat anti-Covid, ishin edhe karnavalet e këtij vit.Banorët, të rinj e të vjetër, i sheh të veshur me kostume popullore, maska, dhe deri tek personazhet e përrallave, teksa i sheh të bërë njësh nën melodinë e këngëve e valleve. Kureshtje ndaj kësaj feste tradicialonale patën edhe qytetarë të huaj të cilët thuajse nuk mungojnë çdo vit duke parë nga afër këtë festë qindra-vjeçare. Festa pagane e karnavaleve e cila i ka rrënjët parakristiane festohet çdo vit në këtë zonë së bashku me festën fetare të Pashkëve.

b.ha./Shqiptarja.com