Festa e Mollës në Korçë, Peleshi: Mbështetje dhe ndihmë për fermerët

7 Tetor 2018, 20:42 | Përditesimi: 7 Tetor 2018, 20:42

Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend. Për të promovuar edhe më tepër këtë produkt si edhe për të rritur interesin turistik, në fshatin Dvoran u zhvillua “Festa e Mollës”.

Për të disatin vit radhazi, edhe këtë vit Bashkia Korcë në bashkëpunim me fermerët organizuan festën simbol për këtë fshat.

Festa ka qenë e mbushur me panaire mollësh nga fermerë të ndryshëm të cilët u vizituan edhe nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.  Dvorani është një nga fshatrat kryesorë të Korcës i cili njihet për prodhimin e mollëve në tregun vendas.

b.ha./Shqiptarja.com