Festat e fundvitit/ Nxënësit e shkollës “Halim Xhelo” në Vlorë ,drekë për të moshuarit

15 Dhjetor 2018, 18:54

Këtë të shtunë nxënësit e shkollës së mesme “Halim Xhelo” në Vlorë, me rasin e festave të fundvitit kishin përgatitur ushqime në shtëpitë e tyre duke ja servirur  një drekë pensionisteve të Vlorës.

50 pensionistë kanë kaluar një ditë ndryshe në ambjentet e kësaj shkolle , ata kanë falenderuar nxënësit si dhe mësuesit për këtë nismë për të dytin vit radhazi.

Po ashtu dhe nxënësit kanë shprehur kënaqësinë , pasi sipas tyre kjo është një bamirësi për këtë shtresë të shoqërisë duke përgatitur ushqime në shtëpitë e tyre.

Pas drekës, nxënësit së bashku me të moshuarit kanë kërcyer duke ju ofruar pak moment harmoni për moshat e treta.