Festat e fundvitit, rreshteri shqiptar kthehet nga Afganistani, emocionet e fëmijëve kur shohin babain

25 Dhjetor 2018, 09:46

Një video emocionuese është publikuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Rreshteri Ervin Todo është kthyer pas 6 muajsh në familjen e tij, tek dy fëmijët. Todo ka shërbyer në Afganistan në Batalion e Tretë të Këmbësorisë në Poshnje.

Ai i është bashkuar dy djemve të tij për të kaluar festat, ndërkohë që pamjet janë emocionuese.

Postimi i Olta Xhaçkës në Facebook:

"Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.”