Festat e fundvitit, shtrëngohen masat për parandalim e kalimit illegal me dokumente false

23 Dhjetor 2019, 09:32

Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin ka ndërmarrë një plan masash në të gjitha pikat kufitare, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-dalje në Aeroportin e Rinasit por edhe në porte. E përpos përballimit të fluksit të emigrantëve që udhëtojnë brenda e jashtë vendit me rastine festive të fundvitit, një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kjo pasi vit pas viti, kryesisht nga Aeroporti i Rinasit ka pasur një numër të lart personash të cilët nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, tentojnë të largohen ilegalisht drejt vendeve të BE-së.Vetëm në këtë vit, policia e Rinasit ka mundur të parandalojë rreth 300 persona të cilët kanë tentuar të largohen në mënyrë ilegale, duke u proceduar më pas për kalim të paligjshëm të kufirit apo edhe për falsifikim të dokumentave. Burime pranë policisë sqarojnë se pjesa më e madhe e këtyre personave nga vendi ynë kalojnë me dokumentet të sakta e më tej në vendet e Shengen-it përdorin ato të falsifikuara, si greke e italiane. Pas kontrolleve të imtësishme të kryer ndaj këtyre personave është zbuluar se dokumentete e falsifikuara fshiheshin në pjesë të ndryshme të trupit, si në atlete e veshmbathje.