Të fokusuara në temën “Injoranca vret”, rreth 44 filma të huaj edhe shqiptarë do shfaqen në edicionin e katërmbëdhjetë të Festivalit të të Drejtave të Njeriut, IHRFFA në Akademinë “Marubi” në Tiranë. Drejtori i këtij festivali, kineasti Kujtim Çashku, u shpreh gjatë një konference për mediat se festivali do të ketë prurje që zgjojnë një sensibilitet të madh, të cilat do të do të prezantohen edhe me realizime të kinematografike nga emra të njohur të kinemasë.
“Jam shumë i lumtur, që Shqipëria mbështet përherë edhe më tepër këto festivale. Nëpërmjet filmave që vijnë edhe ikin japim një kontribut modest. Një pjesë e tyre janë premierë. Janë të ftuar edhe disa regjisorë nga vende të ndryshme. Motoja e festivalit tonë ka qenë që të marrim nga ata filma, që janë censuruar në vendet e tyre nga regjisorë që kanë vënë në rrezik jetën e tyre”, tha kineasti Kujtim Çashku.I pranishëm në prezantim ishte edhe Zvendësambasadori i OSBE-së Robert Wilton, i cili e konsideroi festivalin si një nga ngjarjet më të rëndësishme për jetën kulturore në vend dhe fton publikun për ta ndjekur.
“Festivali është një nga momentet më kyç edhe më të fuqishme në vitin kulturor të Tiranës. Këtë vit kemi një temë shumë prekëse dhe jetësore për botën tonë moderne, “Injoranca vret”. Është një temë esenciale, për funksionimin e botës moderne, që flet për diçka shumë të rrezikshme sot. Sot kemi politikanë edhe media që tentojnë që të na ndajnë nga njëri-tjetrit, ata tentojnë që të ngrenë mure fizikë edhe mendorë midis njerëzve. Kjo urrejtje edhe kjo injorancë vret në një mënyrë shumë praktike. Më shumë injorancë ka domethënie, më shumë dhunë, urrejtje edhe vdekje”, tha Wilton.
Etilda Gjoni foli rreth disa zhvillimeve të tjera te festivalit, ku shtoi se “Pjesëmarrës do të jenë 800 persona, nxënës të shollave të mesme, ekspert të drejtave të njeriut edhe politikanë shqiptarë. Janë angazhuar mbi 15 institucione dhe do të kemi 35 penalistë që do të diskutojnë në këto forume”, Gjoni tha se “ 9 filma do të shoqërohen me forume, për shkak se tematikat e trajtuara provokojnë sensiblitet në publik”.
Edicioni i 14-të i IHRFFA-s do të ëelet të hënën më 16 shtator, në orën 19.00 me filmin “Tradhtari” me regji të kineastit të njohur italian Marco Bellocchio. Filma do të shfaqen në disa institucione të njohur të Tiranës, ku përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, ato do të shfaqen edhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, si dhe Europe House, Akademia e Sigurisë, qendra COD në Kryeministri, etj.
