Festivali Ballkan Jazz show case ngriti siparin në Tiranë. Në këtë edicion të dytë grupi “AJS trio”, që përbëhet nga pianisti Gent Rushi, bateristi Emiljano Dhimo dhe saksofonistin Ermal Rodi, hapën mbrëmjen muzikore, duke u uruar mirëseardhjen dy grupeve të tjera nga Mali i Zi edhe Greqia. Dy pjesët që artistët shqiptarë kishin përzgjedhur ishin “Vallja Tiranse” dhe “Zare trendafile”. Për Gent Rushin, i cili është edhe njëkohësisht drejtori artistik i këtij festivali, puna sapo ka filluar, edhe pas saj është një staf i tërë profesionistësh, të cilët punojnë që gjithçka të shkojë sa më mirë.
“Dy këngët që luajtëm janë pjesë e projektit tonë të ri, AJS trio, që tashmë e ka bërë xhiron e botës, duke shkuar deri në Kinë edhe që shumë shpjet do të jetë në një album”, shprehet drejtori artistik, Gent Rushi.
Dita ndërkombëtare e jazz-it, festohet në të gjithë botën, ndërsa artistët shqiptarë i gjen në natën e dytë të festivalit. Në këtë natë do të ngjiten në skenë përpos orkestrës së Universitetit të Arteve (Shqipëri), “Ermal Rodi quintet” (Shqipëri), “Saso Popovski trio” nga Maqedonia e Veriut dhe “Jazztheria band” nga Serbia.
“Risia është që ne u kemi dhënë shumë hapësirë artistëve të rinj, luan orkestra e universitetit të arteve, me rreth 20 muzikantë të rinj. Ka shumë artistë të rinj, që premtojnë shumë, për këtë jam optimistë edhe prandaj po vazhdoj që të punojë. Për ditën ndërkombëtare të jazzi-t është që dëgjoni sa më shumë muzikë të mirë, edhe hajdeni ku gjithmonë luhet muzikë e mirë”, shprehet Rushi.
