Festivali i të Drejtave të Njeriut ngre siparin tek “Marubi”, kineasti: Në fokus dhuna ndaj grave dhe fëmijëve!

11 Shtator 2020, 17:15

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA) çel siparin në datë 14 shator 2020. Në këtë edicion të XV-të, tema që do të jetë në fokus të festivalit është mbi të drejtat e grave edhe fëmijëve. Kinesti Kujtim Çashku, njëkohësisht dhe drejtues ekzekutiv i Festivalit rrëfen punën e bërë në këtë periudhë të vështirë për të qenë pranë artdashësve pavarësisht rrethanave ku gjendet mbarë bota për shkak të pandemisë COVID 19.

“Nuk është një gjë kaq e lehtë për të krijuar një traditë, veçmas në këtë periudhë që jemi duke kaluar për shkak të pandemisë COVID 19. Por mendoj se ritualet kulturore duhet mbajtur me të gjitha mënyrat. Kjo gjë, po ndodh në të gjithë Europën, edhe Festivali i Venecaias po zhvillohet për të mos humbur traditat që konsolidojnë hartën kulturore europiane. Por për mua ky festival nuk është vetëm një hartë kulturore europiane, por në një hartë botërore botërore, sepse ne jemi anëtarë të një network-u me 41 festivale për të drejtat e njeriut, që nuk kanë vetëm karakter kulturor, por edhe politik. Qëllimi i tyre  është të ndërgjegjësojë shoqërinë për gjëra që i kanë shumë pranë tyre”, thotë Çashku.