Festivali “Oda dibrane” mbledh grupet e folkut: I vetmi festival në pandemi

5 Nëntor 2020, 17:18

Edicioni i 26-të i këtij festivali u mbajt për tre dite me radhë në qendër të qytetit të Peshkopisë. Festivali Oda Dibrane mbledh dhe promovon vlerat folklorike, ku marrin pjesë grupe nga të gjitha trevat shqip folëse. Për nga rëndësia, renditet i dyti në vend pa festivalit të Gjirokastrës.

"Oda" në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut dhe ka shërbyer ndër vite si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike.