Festivali 'Unum' shkakton kaos në Shëngjin! Prej disa orësh ka radhë kilometrike të automjeteve drejt Ranës së Hedhur

4 Qershor 2022, 22:17

Dyndja e qytetarëve për t'iu bashkuar festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike që po mbahet në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin ka sjellë trafik të rënduar mbrëmjen e kësaj te shtune. Që prej ores 19:00 të ditës së sotme është krijuar rradhë kilometrike automjetesh nga zona e knallës në Shëngjin në rrugën nga Knall drejt Ranës së Hedhur. Kjo situatë ka krijuar kaos në lëvizje, nderkohë që efektiv të policisë rrugore dhe asaj të rendit janë vendosur në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen e automjeteve.

  •