Festo me FA’, Xhaçka: Shqipëria e rreshtuar krah forcave të NATO-s

29 Nëntor 2018, 15:42

Në kuadër të festës së 74-vjetorit të Çlirimit të vendit sot në pedonalen e Tiranës është zhvilluar aktiviteti “Festo me Forcat e Armatosura”, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në këtë aktivitet janë ekspozuar armatime dhe mjete të FA-së. Gjatë fjalës së saj para ushtarakëve, Xhaçka u shpreh ndër të tjera se “Sot ky përvjetor na gjen të rreshtuar krah forcave të NATO-s.

Këta djem dhe vajza me uniformë janë rojet e lirisë së vendit tonë, janë pasues dhe bartës të vlerave më të mira morale. Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta e veprimtaria e këtyre djemve e vajzave. Por ajo që bëjnë ata në realitet është e pamundur të ekspozohet në këtë hapësirë. FA-të krenaria dhe garancia e sigurisë së vendit tonë”.