'Festoj edhe kundër vëllait tim', Bushi flet për pakënaqësitë e Kosovës: Reja na i merr lojtarët sepse i duhen

17 Tetor 2019, 15:03

Trajneri i Kombëtares Shpresa Alban Bushi ka folur sot për fitoren që kuqezinjtë arritën në Elbasan kundër Kosovës për eliminatoret Euro 2021. Një trepikësh që ringjalli shpresat për kualifikim, por që nuk u prit mirë nga pala kosovare për festimet që përfaqësuesja kuqezi bëri në dhomat e zhveshjes.

“Është njëlloj si me çdo ekip. Sa kohë lodhesh dhe punon, normal vjen ai lloj shpërthimi, adrenaline. Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalçeto, edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë. Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër, është normale. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua më zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë.”

Me tëj Bushi foli për lojtarët që Reja mori në kombëtaren A duke dobësuar disi U-21. Trajneri për këtë çështje bëri edhe një paralelizëm me ishët e mëparshëm në drejtim të pankinës kuqezi.

“Reja flet i pari, kur i duhen lojtarët i merr. Edhe nëse më duhen, unë nuk mund t’i them jo. Kombëtarja është më e rëndësishme. Edhe Panuçi nuk i merrte të na bënte dëm, I duheshin dhe nuk mërzitem pse i marrim.”

Pas pesë ndeshjes në Grupin 3 kombëtarja shpresa renditet në vendin e katërt me 5 pikë, 1 më pak se Kosova e vendit të tretë që ka një ndeshje më pak.