Fico: Në 2 javët e fundit kemi ulje të infektimeve dhe të viktimave nga COVID

7 Prill 2021, 17:17 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 17:23:21

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico gjatë konferencës me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se kemi ulje të të infektuarve dhe viktimave nga COVID.

"Ka disa indikatorë, incidenca 2 javore ka pësuar rënie, në 179. Pozitiviteti i mostrës është ulur këtë e monitorojmë edhe nëpërmjet numrit.  Nga 322 në 142 raste të reja. Numri total i rasteve aktive ka rënë.  Nga ana tjetër vëmë re se ka një rritje të numri të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Me prekje dhe infeksion më të lartë te femrat dhe me humbje jete më të lartë te meshkujt. Kemi humbje të jetëve. Totali i vdekjeve në raport me rastet pozitive.  Shpërndarja e vaksinës bëhet sipas të gjitha kushteve. Zbatimi i masave është një gjë e domosdoshme", tha ajo.