Fidel Ylli rrëfehet gjatë takimit me banorët në Bërxullë të Tiranës: Humba nënën nga mungesa e një vaksine, sot po ua japim të gjithëve

14 Prill 2021, 19:20

Nga Bërxulla, Erion Veliaj, së bashku me kandidatin për deputet Fidel Ylli kanë kërkuar që Vora të bëjë përmbysjen e madhe dhe Partia Socialiste të dalë forcë e parë edhe në këtë zonë të njohur si bastion i djathtë. Deputeti Fidel Ylli përmendi tërmetin dhe pandeminë si dy prej shtyllave të programit të socialistëve.