Fier/ Punëtori bie nga skela te pallati ku po lyente, ndodhet në gjendje të rëndë

16 Qershor 2020, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2020-06-16 12:59:43

FIER-Një burrë ka rënë nga kati i dytë i pallatit teksa lyente. Është çuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Sipas korespodentit mund të çohet edhe në spitalin e traumës në Tiranë.