Fier, dekurajimi i fermerëve: Mungesa e tregut dhe importit, shkak për uljen e të mbjellave

21 Qershor 2018, 20:35 | Përditesimi: 21 Qershor 2018, 20:35

Çdo ditë e më shumë po bien të mbjellat me grurë, për vitin 2018 janë kultivuar 7560 ha me grurë  krahasuar me vitin e kaluar, ku kanë qenë 8760 ha, e kthyer në konvertim, janë mbjellë 1200 ha grurë më pak nga viti i kaluar. Shkak për këtë është bërë rendimenti i ulët dhe mungesa e tregut, pasi gruri i importit e ka gjunjëzuar atë vendas.

Edhe pse shpesh ka pasur debate për cilësinë e miellit të importit, gjithçka ka kaluar me deklarata mediatike, por nuk është marrë asnjë masë për ta ndaluar. Një shpresë më të madhe e jep tërshëra në vendin tone, pasi kërkesa për të është më e madhe, e kjo kulturë bujqësore duket se ka një rritje për t’u kultivuar. Fermerët thonë që problem janë edhe përmbytjet, të cilat kohët e fundit kanë shkaktuar mjaft probleme.