Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç është ekzekutuar paraditen e sotme në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip 'Range Rover'. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.
Kastrati është qëlluar dy plumba, ndërsa trupi qendroi brenda në makinë per gati 1 ore
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se viktima është vëllai i Kelmend Kastratit, të cilit i është bërë atentat më 8 janar të 2016-ës. Ai dyshohej për gjobëvënie. Vetë Shkëlzen Kastrati është me precedentë penalë.Ndaj edhe dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.
Autori i vrasjes sot është larguar nga vendngjarja me një automjet tip "Range Rover", i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur "Mbikalimi i Baltzës". Brenda në makinë është gjetur edhe një armë e djegur, automatik 'scorpion', me silenciator.
