Fier- I dënuar në Milano për trafik droge, arrestohet me armë gjahu në 'krah' 45-vjeçari

9 Tetor 2019, 15:13

FIER- Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë Fredi Genica, 45-vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg nga Gjykata e Milanos, për veprën penale"Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha".

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".

Policia njofton se materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

    No videos found.