Fier, kamioni del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

2 Qershor 2019, 12:20

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, ku një kamion ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit” duke u përmbysur.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi me inicialet A.Rr. 50-vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në spitalin dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.